top of page
Search

Safer Internet Day

erioprendi

Në botën e sotme të rinjtë po rriten në një peizazh dixhital plot me mundësi, por edhe sfida, të cilat kërkojnë ekuilibra të rivlersuar në ndërtimin e marrdhëniëve të shëndetshme midis tyre, prindërve, stafit pedagogjik dhe psiko-social në shkolla.

Përgjatë muajit shkurt, në Ditët Internetit më të Sigurt 2025, SHKEJ me shërbimet e tij multidisiplinare levizëse u fokusua në fuqizimin e të rinjve, prindërve, mesuesve, punonjsve social dhe psikologëve duke informuar për të rritur nivelin e bashkëpunimit midis këtyre aktorëve të rëndësishëm për ta bërë internetin një hapësirë të sigurt dhe pozitive për të gjithë.

Tema, "Së bashku për një internet më të mirë", na kujton se ndryshimi ndodh kur të gjithë marrim masa. Si mund ta bësh këtë?

 Të rinjtë informohen dhe bëhen edukatorë bashkëmoshatarë për të ndarë eksperienca dhe këshilla në lundrimin e sigurtë në internet.

 Prindërit mësojnë zakone të përgjegjshme në internet.

 Njesitë Lëvizese Dixhitale nxitin shkrim-leximin digjital për komunitete vulnerabël.

 Stafet pedagogjike dhe psiko-sociale në shkolla mbështësin të rinjtë dhe orientojnë drejt përdorimit të sigurtë të internetit.

 Këto aktivitete janë pjesë e projektit “netSMARTkids”, mbështetur nga Komisioni Europian, i cili synon të fuqizojë fëmijët, të rinjtë, prindërit dhe mësuesit për një mjedis dixhital më të sigurt.















 
 
 

Comments


bottom of page