Përgjatë muajit janarit, skuadra lëvizëse për aftësimin digjital po vijon trajnimet me dhe për fëmijët dhe të rinjtë rreth sigurisë online dhe mënyrat se si te mbrohemi nga rreziqet që na paraqiten nga bota virtuale, që mund të çojnë deri në trafikimin e personave.
Ndalesa e radhës ishte në Shkodër me fëmijët e qendrës komunitare për familjen nr. 5, ku diskutuam mbi mundësitë e pafundme që ofron interneti për arsimimin dhe argëtim por edhe rreziqet si ndarja e të dhënave personale, përdorimi i pa informuar i mediave sociale. Erinda, 14 vjeç, u shpreh se “kam luajtur lojëra të ndryshme online pa pasur shumë kujdes se shpërndaja informacionet personale. Para 3 muajsh me vodhën adresën e email-it, por nuk i kam treguar asgjë prindërve. Tani kuptoj se duhet ta ndërroj menjëherë dhe ti kërkoj ndihmë prindërve ose motrës nësë dikush më vjedh të dhënat personale”.
Rritja e ndërgjegjësimit me anë të sesioneve të drejtpërdrejta informuese rezulton efikase në parandalimin e formave te mundshme të shfrytëzimit online.
Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të programit të Shkej në partneritet me UNICEF Albania, pjesë e programeve #iamsafeonline dhe “Transformimi i Përgjigjes Kombëtare ndaj trafikimit të Qenieve Njerëzore në dhe nga Shqipëria” program i cili mbështetet nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.
#shkej #unicefalbania #unicefprotects #iamsafeonline #digitalliteracy #mobiledigitalskills #EndHumanTrafficking#StopHumantrafficking
Comments