SHKEJ dhe UNICEF Albania kanë kënaqësinë të ndajnë videon e parë informuese-ndërgjegjësuese të prodhuar me kontributin e drejtpërdrejtë të të rinjve. Kjo video nëpërmjet një qasje të re dhe inovative duke përdorur animacionin, informon në mënyrë shumë të qartë dhe të përmbledhur aspektet kryesore që kanë të bejnë me trafikimin e qenieve njerëzore.
Nëpërmjet kësaj video-je do të njiheni me trafikimin si përkufizim, ambjentet dhe hapësirat ku mund të ndodhë, llojet e ndryshme të trafikimit, pasojat që mund të ketë një fëmijë i trafikuar, mënyrat me anë të cilave përfitojnë trafikantët, mjetet e rekrutimit, rrugët që duhen ndjekur për t’u mbrojtur, kanalet e raportimit etj.
Na ndiqni!
Ky material është prodhuar dhe transmetohet në kuadër të programit “Transformimi i Përgjigjes Kombëtare ndaj Trafikimit të Qënieve Njerëzore në dhe nga Shqipëria” i cili mbështetet nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar British Embassy Tirana dhe udhëhiqet nga UNICEF Albania.
#Ndalojmëtrafikimin #Bashkëmundemi #StopHumantrafficking #EndHumanTrafficking #bashkëkundërtrafikimittëqenievenjerëzor
Comments