28.12.2020
Strengthening digital skills for the most vulnerable and marginalized children and young adults, by SHKEJ
SHKEJ organized information and training sessions in the two community centres of Eden and Little Angels, as well as among communities in four cities in Albania: Durrës, Kukës, Shkodër and Tirana.
Eleven such sessions were arranged between November and December with a total of 106 young participants, aged 9–18 years. The main focus of the training were Online Safety, Cyberbullying, My Profile in Social Media, and Private Data Safety. Children and young adults attending the training sessions come mostly from vulnerable families, in a street situation or have dropped out of, or are at high risk of leaving, school.
During these sessions, a high level of vulnerability was identified from the threats posed by the virtual world and a lack of awareness of circumstances that could lead to trafficking of human beings and cyberbullying. Miri, 15, says, “I was playing an online game, and chatting and talking to other people about the game. While there, I met someone who said he was my age. We started playing and talking together very often. After a while, he asked me to meet him. I did so, without telling my parents, and then I saw that he wasn't my age, but a lot older; so I left immediately. Following the training sessions we had at the community centre, I realized how dangerous my situation was, and that it could have become worse. Now I'm really cautious when I talk to someone online, and I've learned never to meet strangers who claim to be friends with me.”
These sessions are the only for a in which children and youth can voice their concerns and learn possible solutions. Children and young adults have shown an increased interest in participating actively in these sessions.
28.12.2020
Forcimi i Aftësive Digjitale për fëmijët dhe te rinjtë e shtresave më vulnerabël nga SHKEJ
Organizata SHKEJ ka organizuar takime informuese të vazhdueshme në qendrat komunitare “Eden” dhe “Engjëjt e Vegjël” dhe në komunitetet në 4 qytete të vendit (Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Kukës).
Përgjatë periudhës Nëntor-Dhjetor 2020, janë zhvilluar 11 takime informuese me pjesëmarrjen e 106 fëmijëve të grup-moshave nga 9 - 18 vjeç. Tematikat kryesore të trajtuara kanë qenë siguria online, bullizmi kibernetik, profili në rrjetet sociale, siguria e të dhënave personale, etj. Fëmijët dhe të rinjtë pjesëmarrës në këto sesione informuese vijnë kryesisht nga grupe vulnerabël, në situatë rruge dhe fëmijë dhe të rinj që kanë braktisur ose janë në rrezik të lartë të braktisjes së shkollës.
Në të gjitha sesionet është vënë re vulnerabiliteti ndaj rreziqeve që shfaq bota virtuale dhe mungesa e informacionit në lidhje me situata që mund të çojnë në trafikim dhe bul
lizëm online. Miri 15 vjeç, shprehet se “unë luaja një lojë online, flisja dhe komentoja lojën me njerëz të tjerë. Aty u njoha me një person që në fillim tha se ishte bashkëmoshatari im. Filluam të luanim bashkë dhe të komentonim shumë shpesh me njëri tjetrin. Pas disa kohësh ai më kërkoi të takohemi dhe unë pa u treguar prindërve u nisa ta njihja dhe pashë që ai nuk ishte në një moshë me mua po ishte shumë më i madh dhe u largova menjëherë. Pas takimeve që kemi realizuar në qendër kam kuptuar se sa e rrezikshme ka qenë sjellja që kam bërë dhe se mund të kishte shkuar shumë keq. Tashmë jam shumë i kujdesshëm kur flas me dikë online dhe kam mësuar që asnjëherë të mos takoj njerëz të panjohur që hiqen si miqtë e mi”.
Takimet informuese kanë rezultuar shumë të vlefshme për fëmijët dhe të rinjtë për të ndarë problematikat e tyre dhe për të kuptuar së bashku zgjidhjet e mundshme që mund të arrihen, të cilët shprehin një interes të shtuar për pjesëmarrjen aktive në këto sesione.
Comments